LDK reagon pas publikimit të raportit të DASH-it ku flitet për korrupsion serioz qeveritar

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit amerikan për të Drejtat e Njeriut në të cilin, mes tjerash përmendet se Kosova ka probleme serioze me korrupsionin qeveritar dhe pandeshkueshmërinë.

Kica-Xhelili në një postim në rrjetin social “Facebook “, ka shkruar “raporte të besueshme për: korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmër”.

“Po e lë këtu: “(…) raporte të besueshme për: korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmëri (…)” Raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan, për Kosovë, për vitin 2022”, ka shkruar Kica-Xhelili.

 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me këtë çështje.

“Ndër të tjera raporti thotë: “… korrupsion serioz qeveritar dhe pandëshkueshmëri; mungesë e hetimit dhe llogaridhënies për dhunën në baza gjinore …”, ka shkruar Bajrami.

“Qeveri e paaftë dhe korruptuar!”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

“Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe mungesa e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore përmenden si disa nga problemet më serioze në në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi praktikat e Drejtave të Njeriut gjatë vitit 2022, pjesa për Kosovën. Format e tjera të dhunës, si dhe krimet apo kërcënimet ndaj pakicave etnike dhe grupeve të tjera të margjinalizuara, përmenden në raportin për vitin 2022 për Kosovën. Raporti thekson se megjithëse ligji parashikon dënime penale për zyrtarët e korruptuar, qeveria nuk e ka zbatuar plotësisht ligjin. Aty përmendet se disa raste të korrupsionit janë apeluar vazhdimisht dhe se sistemi ligjor herë pas here ka lejuar parashkrimin e rasteve. Në po ashtu thuhet se organizatat joqeveritare në Kosovë, si dhe organizatat ndërkombëtare, kanë theksuar vazhdimisht dështimin e sistemit gjyqësor për të ndëshkuar rastet e korrupsionit, duke rezultuar në shumë pak raste të zyrtarëve të lartë të përfunduar me dënime”, thuhet në raportin e DASH.