LDK: Qeveria me masa e me forcë, merr pushtet që nuk i takon

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit sekretar i përgjithshë, Arban Abrashi, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për masat e reja rigoroze në lidhje me pandeminë COVID-19.

Ai i ka quajtur puç masat e prezantuara sonte përmes një konferencë nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Qeveria me masa e me forcë, merr pushtet që nuk i takon! Puç, tjetër emër a ka?!”, shkruan Abrashi në Facebook.

Në Kosovë nga data 15 prill në fuqi do të jenë masat e reja kundër përhapjes së COVID-19 sipas të cilave qytetarët lejohen të dalin një herë në ditë dhe atë prej vetëm një orë e gjysmë.