LDK: Pushteti s’di ta menaxhojë ekonominë

Anëtari i LDK-së dhe ekonomisti, Berat Rukiqi, ka thënë se sot, çmimi i miellit, qumështit, vezëve e vajit është më shtrenjtë se kurrë më parë.

Sipas tij, arsyeja është shumë e thjeshtë: pushteti nuk di se si të menaxhoj ekonominë.

Ai me anë të një videoje të publikuar në Facebook shprehet se jeta e qytetarëve është rënduar.

“Ata me shumë vështirësi i bëjnë ballë shpenzimeve mujore krahas të hyrave që kanë. A ishte ky ndryshimi që iu premtua qytetarëve tanë?”, pyeti Rukiqi në Facebook.