Pas dy orëve vonesë ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës sot po mban seancë të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet platforma për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në fillim të seancës fjalën e ka marrë deputeti Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së, i cili ka thënë se kjo seancë duhet të shtyhet për një ditë tjetër.
“Nuk është e ndershme që të mbahet seancë e jashtëzakonshme tani në ditën e tretë të Epopesë së UÇK-së, andaj propozoj që kryeministri ta tërheqë kërkesën për mbajtjen e seancës dhe të shtyhet për një ditë tjetër”, ka thënë Hoti, përcjell Ballkani.info.
Kryeparlamentari Veseli, propozimin e Hotit e ka hedhur në votim por që nuk siguroi vota të mjaftueshme, me ç’rast ka vazhduar seance. /Ballkani.info







