LDK përmes Hotit mesazh VV-së: Partneriteti me SHBA jetik për vendin tonë

Albin Kurti është në telashe serioze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu të paktën raportoi mbrëmë Gazeta Express duke u thirr në burime të saj.

Sipas këtij mediumi, Kurti i gënjeu ata lidhur me taksën dhe se po mbështetet në evropianët në vend të amerikanëve.

Ndaj këtij artikulli nuk ka ende reagime nga kryeministri Kurti apo nga zyrtarë të afërt të tij.

Por zëvendësi i Kurtit nga LDK-ja, Avdullah Hoti, sikur i ka dërguar një mesazh shefit të tij të qeverisë duke i thënë se partneriteti me Amerikën është jetik për vendin.

“Partneriteti i vendit tonë me SHBA është jetik dhe nuk ka alternativë. Nuk ka rrugë të mesit”, ka shkruar Hoti në Facebook, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se acarimi eventual i Kurtit me SHBA-në mund të jetë si pasojë e taksës dhe reciprocitetit. SHBA dihet botërisht se po kërkon heqjes e taksës dhe mos vendosjen e reciprocitetit.

Por Kurti po insiston në vendosjen e reciprocitetit duke i dalë kundër amerikanëve por edhe partnerit të vet qeverisës LDK-së që po thotë se nuk duhet ngutur në këtë pikë.

Si pasojë e veprimeve të Kurtit, sekretari amerikan Pompeo e ambasadori Grenell nuk e takuan Kurtin në Mynih, por veç zëvendësin e tij nga LDK, Avdullah Hotin.