LDK përfundon procesin zgjedhor, Hazir Borovci kryetar i Degës së Tretë

Me përfundimin e kuvendit të Degës së Tretë, është përmbyllur procesi zgjedhor në LDK.

Kështu, pa kundër kandidatë është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Degës së Tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Hazir Borovci.

Ai është zotuar para delegatëve dhe të pranishmëve, që së bashku me ta, do ta qesin LDK-në, partinë e parë në vend.

Tutje, pos zgjedhjes së kryetarit është zgjedh edhe kryesia e degës dhe e delegatëve për Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, i cili pritet të mbahet me 3 gusht.

Kuvendi ka kaluar pa asnjë problem, pas përplasjeve të cilat kanë ndodhur më parë në këtë degë.

Punimet e këtij kuvendi i kanë përshëndetur, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, njëherësh kryetar i Degës së Parë dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, e që vije nga kjo degë, Skender Hyseni.

loading…