LDK: Nuk shkojmë te Veseli, me partitë parlamentare vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media sqaron se disa herë i ka bërë të qarta para opinionit dhe anëtarësisë së saj qëndrimet për dialogun me Serbinë.

“Këto qëndrime duhet të jenë të qarta edhe për kryetarin e Kuvendit.  Si parti politike, më e madhe në Kosovë, qëndrimet tona i shpalosim para anëtarësisë dhe qytetarëve tanë, kurse  në Kuvend përmes grupit tonë parlamentar”,përfundon komunikata.