Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në hapjen e madhe të fushatës lokale që do të mbahet nesër, nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
“Të gjitha rrugët na bashkojnë në Pallat të Rinisë nga ora 18:00, në hapjen e madhe të fushatës lokale dhe prezantimin e kandidatëve tanë. LDK ju pret. Koha është në anën tonë. Populli i Kosovës është ngopur me fjalë e urrejtje të thatë; le të kthehemi në gjenezë! Një Kosovë e shkollës e shnetës, rrugës e dritës, kulturës e familjes!” – ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka theksuar se LDK synon të rikthejë vlerat themelore dhe të ofrojë një vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës, duke vendosur theksin te arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe kultura.







