LDK nga Mitrovica: Do ta mbrojmë me çdo kusht territorin e vendit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe sot takimet me strukturat e degës në Komunën e Mitrovicës.

Kryetari i LDK-së Dega në Mitrovicë, ka bërë të ditur që qëllimi i këtij takimi është njoftimi i strukturave për së afërmi me qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike dhe ka hapur debatin, thuhet në njoftim.

“Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka përshëndetur dhe falënderuar strukturat e degës së Mitrovicës në emër të kryetarit Mustafa. Poashtu ai ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale i cili edhe pse ka qenë jo i dëshirueshëm, por LDK-në në Mitrovicë e sheh të fuqishme dhe shumë e suksesshme.

Siç thuhet në njoftim, Beqiri ka folur për qëndrimet e LDK-së për dialogun, korrigjimin e kufijve, formimin e Forcave të Armatosura, listat e fryera të veteranëve dhe një mori veprimesh të LDK-së, të cilat tashmë janë të njohura për publikun”, thuhet në komunikatën për media.

Beqiri ka përmendur dokumentin për orientimet e LDK-së për dialogun, i cili pritet të miratohet në Këshillin i Përgjithshëm.

Ai po ashtu ka thënë se institucionet kanë humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin për të shtyrë përpara procese tejet të rëndësishme për vendin, prandaj vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

Ai gjithashtu kërkoj mobilizim maksimal dhe punë me të gjitha strukturat, që LDK-ja të jetë fituese.

Në anën tjetër deputetja Vjosa Osmani, ka thënë që qëllimi i takimeve më shumë është të dëgjohen strukturat, propozimet, problemet dhe vërejtjet e tyre.

Po ashtu në njoftim thuhet se Osmani ka thënë që vendi është duke u zbrazur dhe jo vetëm, por edhe duke u zbehur partneriteti me miqtë tonë ndërkombëtar.

Ajo ka theksuar se ka zgjedhur Mitrovicën për të thënë që Presidenti po e përkrahë ndarjen e territorit të Kosovës, veriun e Mitrovicës dhe LDK-ja me çdo kusht do ta mbrojë territorin e vendit.

Osmani ndër të tjerash ka thënë që është një koordinim i jashtëzakonshëm mes strukturave, Kryesisë dhe Grupit Parlamentar kur në pyetje janë çështjet nacionale, dhe një kauzë e tillë bën që bashkërisht të punohet dhe fuqishëm të mbrohet shtetësia.

Kurse Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së ka folur për temat më të rëndësishme për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, arsimin, shëndetësinë dhe tema tjera urgjente që po prekin vendin. Ai ka thirrur të pranishmit që këtë gjendje të rëndë ta shfrytëzojmë së bashku si energji dhe shkas për ndryshime pozitive në të ardhmen e afërt!

Strukturat e degës së LDK-së në Mitrovicë kanë shprehur shqetësimin e zbrasjes së qytetit të Mitrovicës prej shumë qytetarëve, prandaj kanë shprehur përkrahjen për qëndrimet e LDK-së dhe kanë kërkuar përkushtim dhe bashkëpunim maksimal për të mbrojtur kauzën për mbrojtje të shtetësisë.