LDK në Istog: Arrestimi i Haki Rugovës i motivuar politikisht

Dega e Lidhjes Demokarike në Istog po e cilëson arrestimin e Haki Rugovës dhe dy të tjerëve si të motivuar politikisht.

Kështu kanë thënë në një reagim të lëshuar për media pasi Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit ka prangosur kreun e Komunës, nënkryetarin dhe një person tjetër nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës , beson se ky ndalim është kryer me motive politike, prandaj ne besojmë në paanësinë e organeve të drejtësisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Dega e LDK’së në Istog./Express/