LDK merr pjesë në seancën për Ushtrinë
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë para mediave se do të marrin pjesë në seancën që do të mbahet më 14 dhjetor, kur pritet të votohet pakoja e projektligjeve që ndërlidhen me transformimin e FSK-së.
Sa i përket seancës për buxhetin e vitit 2019, Zemaj ka thënë se ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë apo jo.