LDK mblidhet sot për të caktuar kandidatin për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka dalë me emrin e kandidatit për kryeministër.

Për këtë, kryetari i partisë Isa Mustafa do të mbledhë sot Kryesinë nga ora 14:00.

Mustafa në mbledhjen e fundit që mbajti Kryesia ka thënë se ka disa emra që po shqyrtohen për kandidatë, por sot pritet të merret vendimi.