LDK kritika për Bulliqin, po kërkon specialist të prokurimit pa asnjë ditë përvojë pune

Shefi i asamblistëve të LDK në Komunën e Podujevës, Valon Demolli, ka kritikuar Komunën e Podujevës për shpalljen e një konkursi për specialist të prokurorimit.

Sipas Demollit pushteti i Vetëvendosjes në Podujevë po kërkon specialist të prokurimit pa asnjë ditë përvoj pune.

“SHTËPIA MË E FAMSHME NË KOSOVË PËR SKANDALE (Komuna e Podujevës), e udhëhequr nga vëllau i madhë. (Shpejtim BULLIQI) dhe regjisori (Fatlum OSMANI) kërkojnë që pjesë të spektaklit të tyre ti bashkangjesin edhe një specialist të prokurimit por pa asnjë ditë përvoje pune.Në konkursin e shpallur me dt: 09.12.2022 ne ëeb faqen e Komunës së Podujevës, ndër kërkesat tjera formale te pika 3: Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet”, ka shkruar Demolli.

Demolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar së në konkursin e shpallur nga Komuna e Podujevës në muajin dhjetor të vitit të kaluar nuk kërkohet edhe përvoja e punës për këtë pozitë.

“Në konkursin e shpallur me dt: 09.12.2022 ne ëeb faqen e Komunës së Podujevës, ndër kërkesat tjera formale te pika 3: • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.Si ka mundësi që një specialist i prokurimit të emërohet një person pa asnjë ditë përvoj pune në këtë lëmi?!  Kjo kërkesë tregon faktin se tani kur ka mbetur vetem intervistimi i kandidatëve dihet emri i personit i cili do të emërohet në këtë pozitë e i cili është militant dhe ish kanditat për asamble komunale ne zgjedhjet e kaluara nga VV, Driton KIÇMARI”, ka shkruar tutje ai.

Ai ka akuzuar komunën e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi për kurdisje të konkurseve për militantët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pothuajse të githë punëtorët e administratës komunale dhe opinioni publik janë në dijeni se kush do të përzgjedhet me këtë konkurs dhe njëkohësisht është duke vazhduar imuniteti i vëllait të madhë për miltantët e VV duke kaluar sfidat me imunitet të plotë”, ka shkruar Demolli.

Ai ka treguar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Podujevë të gjitha faketet dhe shkeljet nga kryetari do të dërgohen në Prokurori.

“Ne LDK, si grup parlamentar jemi duke mbledhur këto shkelje e fakte dhe do ti deponojmë në prokurori. Koha kur kjo kastë udhëheqëse amatore dhe praktikantesh do të dali para drejtësise po afrohet”, ka shkruar Demolli.

Postimi i plotë: