Faton Bislimi nuk i lejohet që të kandidojë për kryetar të LDK-së në Kuvendin e 10-të Zgjedhor.

Ai nuk arriti t’i futet garës për të rivalizuar Lumir Abdixhikun, pasi i njëjti nuk ishte as delegat në Kuvendin e 10-të të LDK-së dhe sipas statutit të LDK-së, Bislimit nuk i lejohet kandidimi për kryetar.

Kandidimi duhet të bëhet vetëm gjatë punimeve në Kuvend dhe pastaj Kuvendi zgjedh komisionin kandidues.

Statuti e saktëson se delegatët e kanë autoritetin për kandidaturat. Në Kuvendin e përbërë nga 333 delegatë sa ishin të pranishëm në sallë, 331 votuan kundër tij,

Anëtarët e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) s’ia dhanë fjalën Faton Bislimit gjatë procesit zgjedhore të kësaj partie.

Bislimi doli para anëtarëve dhe me dorën ngritur lart kërkonte të fliste.

“A dëshiron të flasë edhe dikush tjetër? A dëshiron dikush tjetër të marrë fjalën nga përbërja e Kuvendit? Nëse jo, pyes anëtarët e Kuvendit kush është për këtë draft rregullore të propozuar”, ka thënë anëtari Kujtim Shala.