Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka folur rreth dështimit për konstituimin e Kuvendit.
Sipas Bashës, Lëvizja Vetëvendosje është konstruktive dhe e hapur për marrëveshje politike rreth zhbllokimit të Kuvendit.
“Kryeministri Kurti i ka thirrur në diskutime partitë politike e po ashtu i ka bërë ofertë edhe LDK-së, por që kjo e fundit ka refuzuar”, u shpreh ai.
Ai madje tha se LDK-ja refuzon të vijë madje edhe në konsultime pa PDK-në, për çka tha se është e çuditshme.
“Është e palogjikshme, sepse LVV-ja vetëm me LDK-në do të mundë të arrinte në një numër të konsiderueshëm të deputetëve dhe ta bënte një qeveri stabile”, u shpreh Basha.







