LDK-ja nuk merr pjesë në seancën e Kuvendit, kërkon të mbahet mbledhja e Kryesisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se kjo parti nuk do të marr pjesë në seancën e Kuvendit pa u mbajtur mbledhja e Kryesisë.

“Unë kam pritur 1 orë me marr fjalën dhe kryesuesja e seancës më ka ndërprerë. Dyshimet shkojnë se kryesuesja e seancës po përdoret nga VV-ja. Ne e patëm të pamundur të drejtën e fjalës. Unë kam kërkuar mocion procedural nga një deputet seanca ndërprehet dhe i jepet fjala për mocion procedura dhe vendosëm ta braktisim sallën. Kjo është një sjellje elementare të theksuara të njohurive për Kuvend. Ne kemi kërkesë që të mbahet mbledhja e Kryesisë dhe këto çështje të diskutohet në Kryesi”.

Madje, ai tha se deklarimet e zonjës Gërvalla janë të tepruara dhe të panevojshme.

“Vendit i duhet më shumë qetësia, liria”.