Blendi Hasaj nga Instituti GAP, tha se propozimet e bëra nga LDK si “të duhurat” për bizneset për këtë periudhë pandemie, janë krejtësisht të njëjta me masat 3, 10 dhe 11 të Pakos Emergjente të Qeverisë.
Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se në këtë rast LDK, vetëm i kishte anashkaluar krejtësisht në propozimet e saj të vetpunësuarit dhe punonjësit pa kontrata, e që mbulohen nga masat tjera të pakos aktuale të qeverisë.
“Për më shumë, njëra masë e propozuar nga LDK për financim, paraqet ndërhyrje në fushëveprimin e BQK si institucion i pavarur. Edhe pse as BQK nuk mund të marr vendime të tilla çfarë propozon LDK, por vetëm mund të nxisë sektorin bankar përmes vendimeve të saj (të limituara) që të ofroj kushte më të mira të kredive” shkruan Hasaj.
Sipas tij, përkundër që në këtë rast propozimet e LDK nuk janë diçka e re, është turp i madh që, kur anëtarët e saj janë ende ministra, ajo të dal me propozime në publik e jo ti propozoj ato tek qeveria përmes tyre.
“Në ndjekje të poenave politik edhe në kohë krize. Jemi me fat që dijnë veç kaq!” ka shkruar Hasaj.







