‘LDK-ja nuk duhet të vazhdojë të qeverisë, vendi të shkojë në zgjedhje’

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në emisionin N’Konak që është prodhim i gazetës inFokus ka komentuar formimin e qeverisë së re nga LDK-ja në koalicion me AAK-në dhe Nisma-n.

Hoxhaj ka thënë se LDK-ja pas mocionit të votëbesimit nuk duhet të qeverisë me vendin, kjo sepse sipas tij për 5 muaj bashkëbisedim nuk arritën as 55 ditë qeverisje.

“Nëse dy parti politike kanë negociu për 5 muaj me një emër të madh ‘Koalicioni i Shpresës’dhe nuk kanë mundur të vazhdojnë qeverisjen së bashku as për 55 ditë atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Hoxhaj.

Ai po ashtu ka thënë se këto dy parti VV-ja e LDK-ja e konsideruan fillimin e qeverisjes së tyre sikur fillimin e Republikës dhe kjo zgjati shumë pak.

“E kanë filluar qeverisjen sikur të ishte fillimi i Republikës së Kosovës, e cila zgjati shumë pak”, ka thënë ai N’Konak.