LDK-ja ndjek hapat e Haradinajt, thotë se nuk është kundër Autostadës së Dukagjinit

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, i ftuar në emisionin Pressnig të T7, ka treguar se nëse qeverinë e ardhshme e formon LDK-ja, Autostrada e Dukagjinit do të shqyrtojet, por nuk është prioritet, e gjithashtu as kufijtë e shtetit nuk do të preken.

“Unë vazhdimisht bisedoj me njerëzit e Rrafshit të Dukagjinit dhe janë tepër të rrallë ata që e dëshirojnë Autostradën e Dukagjinit”, ka thënë Shala.

Ai arsyeton se autostrada nuk është çështje prioritare.

“Nuk jemi kundër autostradave, por kjo nuk është çështje prioritare momentalisht”, ka vazhduar Shala, duke vazhduar se “nuk jemi kundër, por nuk është çështje pioritatare, por nëse është atëherë le të ulemi dhe ta diskutojmë”.

Ndërsa për çështjen e kufijve ai ka thënë se ata nuk do të preken nga qeveria e ardhshme.

“Qeveria e Kosovës nuk do të bisedojë për kufijtë e shtetit tonë, Kosova nuk jep as nuk merr”, ka theksuar Shala.

Ndërsa për çështjen e fryrjen e listave të veteranëve, ai tha se ata po paguhen si persona të subjekteve politike.

“Ne paguajmë persona që nuk kanë qenë fare veteran, por paguajmë persona të subjekteve politike”, shtoi Shala.

loading…