LDK-ja kërkon që Kurtit të raportojë për dialogun në Bruksel: Të vendosen parime të qarta

Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka kërkuar Kryeministrit Albin Kurtit, që të prezantojë platformën për dialog.

Ishte anëtarja e kryesisë së LDK-së, Teuta Sahatçiu, ajo që përmes një konference për media tha se LDK-së do ta luaj rolin e vetë konstruktiv karshi këtij procesi.

“Pika e parë, orientimi i LDK-së për dialog. Dialogu duhet të merret më përkushtim më të madhe në mënyrë që të sigurojmë paqe në rajon. LDK do ta luaj rolin e vetë konstruktivë. LDK do ta luaj rolin e vetë në mënyrë që dialogu të përfundoj më njohje karshi Kosovës. Vendosja e parimeve bazë, ne jemi të vetëdijshëm që Qeveria s’mundet të del sot më një platformë për dialog por të paktën të ketë disa pika si plan se si të filloj dialogun”, tha ajo.

Sipas saj, dialogu duhet të bazohet në parimin e transparencës dhe vendosjen e parimeve bazë.

“Në parim duhet të jetë ruajtja e kushtetutshmërisë, ruajta e sovranitetit e integritetit të Kosovës. Në të njëjtën kohë mendojmë që roli i SHBA-së duhet të fuqizohet në këtë proces”, ka thënë ajo.