LDK-ja ia dërgon Kurtit listën me emrat e ministrave

Gjatë ditës së sotshme është arritur marrëveshja për formimin e koalicionit mes LDK-së dhe LVV-së.

Siç mësohet këto do të jenë ministritë e LDK-së në Qeverinë ‘Kurti’: 1. Rini dhe Sport 2. Arsim, Shkencë dhe Inovacion 3. Punë e Brendshme, Administratë Publike 4. Infrastruiturë dhe Planifikim 5. Bujqësi dhe Zhvillim, 6. Mbrojtjes.

Ndërsa, IndeksOnline po ashtu mëson se lista tashmë e propozuar për ministra nga Lidhja Demokratike të Kosovës, është dërguar tek mandatari, Albin Kurti.