Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që të ndikojë të AAK, për ta votuar rezolutën që do të jetë në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës, ku thuhet se “Integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm”.

Postimi i Hotot në Facebook:

Argumentohet gjeresisht nga analiste te respektuar se z.Haradinaj, permes mbajtjes ne fuqi te takses 100%, e ka parandaluar arritjen e nje marreveshjeje me Serbine, e cila mund te perfshinte korrigjimin e kufirit dhe, rrjedhimisht, cenimin e integritetit territorial te Kosoves.
Por, me lejoni te perkujtoj te gjithe per nje fakt. Rezoluta e opozites, e dates 4 shtator 2018, me nje pike te vetme ku thuhej se “Integriteti territorial i Kosoves eshte i pacenueshem dhe askush, e as Presidenti i vendit, nuk mund te dialogoje per territorin e Republikes se Kosoves” nuk u votua nga AAK dhe Nisma, edhe pse publikisht u paten deklaruar se e mbeshtesin. Pasneser, ne seancen e radhes, kjo rezolute eshte ne rend dite. Nese z.Haradinaj e ka seriozisht, atehere duhet t’i udhezoje deputetet e AAK-se te votojne kete rezolute. Eshte kaq e thjeshte.