LDK-ja ka bërë të ditur përmes një njoftimi se deri më tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së, Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së LDK-së në Gjilan dhe Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.
“Në ditët në vijim priten paralajmërime edhe të kandidatëve tjerë”, thekson LDK-ja.
Të kujtojmë se dje kandidaturat për kryetar të LDK-së i kanë bërë të ditur Abdixhiku dhe Haziri, derisa në komunikatën e LDK-së nuk ishte përmendur kandidatura e Qunit.
LDK-ja e mban Kuvendin e Jashtëzakonshëm më 14 mars (të dielën). /Ballkani.info/







