‘LDK-ja do ta formojë qeverinë e re në 10-ditëshin e parë të prillit me këto parti’

Gazetari dhe analisti kosovar, Baton Haxhiu, parashikon se Kosova do të bëhet me qeveri të re në fillim të muajit të ardhshëm.

Sipas Haxhiut, Qeveria Kurti, që u rrëzua nga Kuvendi i Kosovës pak ditë më parë, do të jetë në detyrë vetëm edhe pak ditë.

Haxhiu parashikon që qeverinë e re të vendit do ta udhëheqë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Unë besoj që LDK’ja do të formojë qeveri në 10-ditëshin e parë të muajit prill”, ka thënë Haxhiu për TV Klan.

“LDK’ja i ka 66 apo 67 vota”, ka llogaritur Haxhiu.

Sipas tij, LDK’ja e Isa Mustafës “pritet ta bëjë qeverinë me Nismën e Fatmir Limajt dhe AAK’në e Ramush Haradinajt”.