LDK: Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, jashtëzakonisht serioze

Drejtuesit e dy partive më të mëdha opozitare kanë filluar t’i koordinojnë veprimet për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”, mirëpo nuk po e zbulojnë strategjinë se si do t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme në Kuvend, shkruan Gazeta “Zëri”.

Se nuk është përpiluar agjenda se si të veprohet tutje pas takimeve mes krerëve opozitarë e ka pohuar deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, i cili gjatë një bisede për “Zërin” ka thënë se hapat e mëtejshëm për rrëzim të Qeverisë do të bëhen të ditur pas përfundimit të takimeve.

LEXO EDHE: Strategjia sekrete për rrëzimin e Qeverisë

“Pas këtyre takimeve do të bëhen publike dhe do të analizohen edhe veprimet e domosdoshme për t’u materializuar mocioni. Kjo është e rëndësishme. LDK-ja aktualisht nuk ka vendosur çështje të tjera ose agjendë tjetër, përpos të fillojë me këto takime, ndërkohë pas këtyre takimeve do të dalin nevojat se çfarë hapash duhet të ndërmarrë LDK-ja, me kë duhet të takohet”, ka deklaruar ai.

Por ajo çka është e sigurt sipas Selmanajt është se iniciativa e LDK-së për koordinimin dhe për bashkërendimin e veprimeve të opozitës për rrëzim të Qeverisë është jashtëzakonisht serioze.

Ndaj qeveria e tanishme sipas deputetit të LDK-së nuk guxon të vazhdojë edhe më tej që të udhëheqë me shtetin e Kosovës.

“Për LDK-në është shumë e qartë se kjo Qeveri duhet të rrëzohet sa më shpejt që është e mundur. Normalisht për hapat dhe për veprimet politike do të analizohen takimet, veprimet, përfundimet dhe më pas vlerësohen se cilët janë hapat për të ecur tutje”, ka theksuar a