LDK i drejtohet Prokurorisë për rastin e Martin Berishajt, hetojini edhe Kurtin, Osmanin e Gërvallën

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media pas raportimeve në mediat sllovene rreth ambasadori të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

LDK ka kërkuar që Berishaj të shkarkohet menjëherë, ndërkohë kanë bërë thirrje që Prokuroria e Shtetit të zhvillojë hetime në detaje për qarkullimin e parave të kompanisë së Martin Berishajt.

Kur e thonë këtë, LDK thotë se duhet hetuar edhe kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, raporton Express.

“Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Schwartz”, ka thënë Besian Mustafa i LDK-së.