LDK i del përballë Albin Kurtit me Avdullah Hotin

LDK i del përballë Albin Kurtit me Avdullah Hotin.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që nënkryetari i këtij subjekti dhe kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen në fillim të vitit 2021, merr vesh Gazeta Express.

Hoti do të garojë në këto zgjedhje kundër Enver Hoxhaj të PDK-së, ndërsa partitë tjera ende nuk kanë vendosur për kandidatët e tyre për kryeministër.

Vetëvendosje thotë se është duke pritur për aktgjykimin e Kushtetueses në mënyrë që Albin Kurti të nominohet për kryeministër.

AAK-ja ndërkaq ka deklaruar se Ramush Haradinaj do të jetë vetëm bartës i listës e jo kandidat. Edhe ky subjekt pritet që të garojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nisma e Fatmir Limajt ndërkaq ka paralajmëruar se do të bashkëpunojë me PDK-në.