LDK homazhe te varri i kolonel Tahir Zemajt

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do bëjnë homazhe te varri i kolonelit, Tahir Zemaj në fshatin Strellc të Deçanit.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se kjo vizitë bëhet në 16 vjetorin e tij të vrasjes.

Ndryshe, homazhet do bëhen në ora 12:00.

“Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i kolonel Tahir Zemaj në fshatin Strellc të Deçanit, në 16 vjetorin e vrasjes së tij. (Fshati Strellc, ora 12:00)”, thuhet në njoftim.