LDK emëron Abdullah Hotin shef të deputetëve, VV-ja ende s’ka propozim. Këta janë të gjithë shefat e GP-ve

Partia që po tenton krijimin e qeverisë së re ende nuk e ka emëruar shefin e grupit parlamentar.

LV-ja nuk ka propozuar ndonjë emër që do të jetë shef i deputetëve në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Në anën e LV-së, shef i deputetëve në mandatin e kaluar ishte Glauk Konjufca që tashmë është emëruar kryeparlamentar.

Në krye të deputetëve të LDK-së ndërkaq është bërë e ditur se është emëruar Avdullah Hoti, një nga emërat më të folur në krye të ndonjë ministrie.

PDK ndërkaq ka emëruar kryetar të grupit parlamentar, Bedri Hamzën, ndërkaq AAK-ja e ka emëruar Daut Haradinajn si shef të grupit parlamentar.

Lista Serbe në Kuvend do të drejtohet nga Igor Simiq.

Grupi parlamentar multientik kryesohet nga deputeti Albert Kinolli. /Ballkani.info/