Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, sot ka nisur takimet me partitë politike, për të folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Osmani është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërkaq, në orën 14:00, ajo pret Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Nga LDK-ja në takim me Osmanin, ka shkuar Arban Abrashi.




Ndërkohë, Osmani sot do të takojë edhe përfaqësues të partive tjera në vend.
Nga Partia Demokratike e Kosovës në takim me Osmanin do të shkojë Memli Krasniqi, ndërkaq nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.







