Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se kanë dorëzuar në sekretariatin e Kuvendit një kërkesë të re për seancën e cila dështoi të mbahet ashtu siç ishte planifikuar sot, pas dyshimeve për falsifikim të dy nënshkrimeve të Ilir Dedës e Mimoza Kusarit.

Seanca është kërkuar që të mbahet sonte në orën 20:00.

“Pas pengimit te mbajtjes se seancës se kerkuar nga opozita, u dorëzua kërkesa e re për seance sonte ne orën 20”, ka shkruar Hoti.

Në këtë seancë do të diskutohet për dështimin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Glauk Konjufca ndërkohë ka thënë se me dy nënshkrimet e deputetëve, Deda e Kusari-Lila, është bërë një gabim teknik.

Por këtë deputetët e pozitës po e quajnë si vepër penale.