LDK-LVV

LDK dhe VV: Mazhoranca e papërgjegjshme, bojkotoi seancën

Me kërkesë të partive opozitare, LDK dhe Vetëvendosje sot për në orën 10:00 ishte thirrur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, gjatë të cilës pritej të shqyrtohet një dokument për marrëveshje gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi.

Mirëpo seanca ende nuk ka filluar punimet për shkak të mungesës së deputetëve të koalicionit qeveritar. Lidhur me këtë çështje LDK e VV kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë adresuar kritika për mazhorancën.

Shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti këtë e quajti papërgjegjësi të madhe, ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se ky bojkot shpërfaq strategjinë e kësaj mazhorance.

“Kemi kërku të shqyrtohet ky dokumenti 30 faqe për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Për ne ka qenë jetike sepse kjo marrëveshje përmban shumë defekte, kemi dashtë përball kryeministrit dhe ministrave të hapin këtë çështje. Po qe s’di sa herë mazhoranca po e aplikon strategjinë e bojkotit. Sot ata e treguan fytyrën e vërtetë, opozita erdhi më sallë 1 orë e gjysmë pritëm, pushteti nuk ishte, është papërgjegjësi. Kjo po tregon që pushteti e ka marrë drejtimin që të shkelin opozitën në këtë mënyrë, që zëri i opozitës mos të dëgjohet”, tha Konjufca.

Kujtojmë se në seancën e thirrur të pranishëm ishin vetëm deputetët e LDK-së, VV-së dhe PSD-së.