LDK dhe VV kundër formimit të Tribunalit për Serbinë: Lëshojnë seancën për gjenocidin

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit për gjenocidin serb.

Ata kanë dalë kundër kërkesës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për formimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjoufca, në foltore ka thënë se partia e tij dhe LDK’ja nuk do të qëndrojnë në një seancë të tillë.

Kurse, Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK’së, deklaroi se iniciativa e kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e një Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë, nuk është bërë siç duhet.

Ata po kundërshtojnë idenë e krijimit të një tribunali ndërkombëtar për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë duke thënë se dënimi mund të bëhet edhe me ligjet aktuale. /Ballkani.info