Në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet tash, Arben Gashi, shefi i grupit parlamentar të LDK-së i kërkoi Kryeministrit Kurti që të heqë tërësisht taksën e vënë ndaj Serbisë.

Ai i rikujtoi Kurtit që heqja e taksës është kërkesë e kahmotshme e LDK-së, duke e quajtur atë  si mjet që i shkaktoi dëm Kosovës.

Para Gashi, në foltore doli shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi i cili foli sikur shefi i tij, kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se taksa duhet të hiqet në mënyrë progresi dhe më pas të vendoset reciprociteti. Kjo është në kundërshtim me atë që e ka thënë LDK-ja në vazhdimësi e sot e tha edhe Arben Gashi. /Ballkani.info/