Votojnë

LDK dhe Vetëvendosje votojnë disa projektligje dhe largohen nga salla

Seanca e Kuvendit po vazhdon me shqyrtimin e projektligjit për transmetuesit publik, ku u tha se pagesa për transmetuesin publik për qytetarët e Kosovës është dy cent brenda ditë.

Kryetari i komisionit për arsim, Nait Hasani, duke propozuar projektligjin për transmetimit publik, ka thënë se është një model slloven i adaptuar në rrethana tona, i cili është kundërshtuar nga opozita, por ata e kanë çështjen te lojërat politike por jo edhe te rritja e cilësisë, edukimit dhe pavarësisë e transmetuesit publik.

“Pagesa që është për transmetuesin publik dhe për qytetarët e Kosovës është dy cent brenda ditës për qytetarin e Kosovës, ndërsa një mesatare e qytetarëve të Bashkimit Evropian është 8 deri në 13 euro”, tha ai.Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se LDK po merr pjesë vetëm për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare.Hoti: Jemi këtu për të votuar marrëveshjen ndërkombëtare

“Grupi parlamentar i LDK-së është në seancë për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare që nuk janë votuar në seancën e fundit, ne jemi këtu për të votuar marrëveshjen ndërkombëtar, unë ju ftoj që të vazhdojmë sipas rendit të ditës që na keni dërguar, të ftoni deputetët që të vinë në sallë, të votojmë siç na keni ftuar dhe mandej le të vazhdon seanca nëse keni kuorum”, tha ai.

Kurse, kryesuesi i seancës, Kadri Veseli tha se në momentin që kanë kuorum do të nisin votimin e projektligjeve që janë shqyrtuar.

Në emër të PDK-së, Xhevahire Izmaku tha se ata përkrahin projektligjin për transmetuesin publik.

Financimi nuk është zgjedhur mirë me ligj dhe duhet të ndryshohet, duhet të krijohet kanali për kuvendit, një kanal i veçantë ku do të jetë i mbushur vetëm me programet e Kuvendit, komisionet seancat, etj dhe problemi i tretë është kanali i diasporës që na ka kërkuar diasporës që ta kenë një kanal i veçantë”, tha ajo.Në fund, projektligji nuk kaloi për shkak të mungesës së kuorumit.Përndryshe, ka kaluar projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit dhe projektligji në parim për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, projektligji në parim për tatimin në të ardhurat e korporatave, projektligji për tatimin në të ardhurat personale.Pas votimeve, deputetët e LDK-së dhe VV-së lëshuan sallën e Kuvendit.