Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë lidhur edhe një koalicion.

PDK dhe LDK lidhën koalicion në komunën e Pejës, për bashkëqeverisje në katër vitet e ardhshme.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga komuna e Pejës.

Sipas njoftimit, LDK-së do t’i takojnë 10 drejtori, ndërkaq PDK-së 4 drejtori.

“Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori. Palët janë zotuar dhe i kanë siguruar qytetarët, që fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës, ashtu siç ka qenë edhe në dy mandatet e kaluara”, thuhet në njoftim

Njoftimi i plotë:

Kryetari Muhaxheri priti në takim Kryetarin e PDK-së në Pejë, z.Haliti

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Kryetarin e degës së PDK-së në Pejë, z.Xhavit Haliti.

Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori.

Palët janë zotuar dhe i kanë siguruar qytetarët, që fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës, ashtu siç ka qenë edhe në dy mandatet e kaluara.