Biznesmeni

Lazim Destani kërkon siguri për investime në Kosovë

Afaristët e diasporës kanë drojë dhe frikësohen të investojnë në Kosovë, edhe pse interesimi dhe vullneti i tyre është i madh .

Kështu ka thënë në një intervistë në KosovaPress, njëri ndër afaristët më të suksesshëm shqiptar, Lazim Destani, i cili është edhe kryetar i Nderit i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Destani një porosi për Qeverinë dhe institucionet se duhet të bëjnë gjithë atë që është më e mira, por edhe bizneset duhet të din çfarë duan.

Biznesmeni me prejardhje nga Tetova, tregon se ka mjaft kompani të mëdha të shqiptarëve në diasporë, të cilat sipas tij, do të vijën dhe do të investojnë në Kosovë dhe ne vendet shqiptare. Destani ka thënë se ndal-ngadalë të rriten investimet edhe më tej, por që duhet pasur durimin.

Sipas Destanit kompanitë më të fuqishme shqiptare janë në Gjermani, ku kompanitë më të fuqishme i kanë dy germa, A E (Aktien-Gesellschaft-Kompanitë aksionare). Do të thotë se dy tre, katër persona i kanë bashkua forcat, kapitalin edhe kanë investuar në një punë të tillë.

Ai ka thënë se Kosova përveç investitorëve shqiptarë të diasporës kudo qofshin ata, ka shumë të interesuar edhe investitorë të huaj, sepse Kosova dhe viset tjera në rajon janë shumë të pashfrytëzuara.
Destani në fund tha se Kosova duhet të marrë shembuj nga perëndimi. Sepse Destanit është duke u bërë një ligj në Gjermani, ku bankat detyrojnë kompanitë që kapitalin nëpër banka, automatikisht ta fusin në investim.

Destani nuk ka treguar se sa mund të jetë vlera aktuale e investimeve në Kosovë nga diaspora, sepse sipas tij, ajo varion. Mirëpo, ka kërkuar lehtësira dhe eliminimin e barrierave për investime, duke shtuar se është e nevojshme të krijohet një Odë Ekonomike e Diasporës në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi për të qenë më afër investitorëve nga diaspora.

Ndryshe, Lazim Destani është biznesmen i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës.

Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet internacional biznesesh, në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës, me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global (Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë. Mësohet se pasuria e tij arrin nga 1 deri 5 miliardë dollarë.