Moska nuk do ta ndalojë operacionin e saj ushtarak në Ukrainë para raundit të ri të bisedimeve të paqes, ka thënë Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, shkruan The Guardian.
Duke folur në një intervistë për televizionin shtetëror rus, Lavrov tha se presidenti Putin kishte urdhëruar që aksionet ushtarake të pezulloheshin gjatë raundit të parë të bisedimeve Rusi-Ukrainë, raporton Reuters.
Që atëherë ka ndryshuar pozicioni i Moskës, tha ai, duke shtuar se ai nuk pa arsye për të vazhduar bisedimet me Ukrainën, por inistoi se Moska nuk do ta ndalojë operacionin ushtarak kur palet të takohen përsëri.
“Pasi që ne u bindëm që ukrainasit nuk po planifikojnë të bashkëpunojnë, ne vendosëm që gjatë raundit të ri të bisedimeve, nuk do të ketë pezullim aq të gjatë deri sa nuk arrihet një marrëveshje finale”, shtoi Lavrov.







