Kandidatja për deputete, Lavdije Deliu, e cila garon në listën zgjedhore të koalicioni AAK-Nisma-Ideal-Intelektualët, ka takuar sonte gratë në Fushë Kosovë.
“Gratë dhe vajzat e Fushë Kosovës, si dhe të gjithë Kosovës, janë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe punës për pavarësinë dhe avancimin profesional. Ato kanë nevojë për përkrahje dhe përfaqësim dinjitoz për t’i çuar përpara idetë dhe vizionet e tyre. Faleminderit për mikpritjen dhe përkrahjen e jashtëzakonshme!”, ka shkruar Deliu.
Lavdije Deliu kandidon me numër 54. /Ballkani.info/







