Partitë politike të Kosovës kanë prezantuar emrat e kandidatëve të tyre për deputetë, ndërsa listat janë të mbushura me emra të rinjë dhe entuziast për t’ju shërbyer qytetarëve të Kosovës.
Një nga emrat e nevojshëm për përfaqësim dinjitoz të qytetarëve në parlamentin e Kosovës, është padyshim ai i kandidatës së listës Ideal, që garon në kuadër të koalicionit AAK-Nisma-Ideal dhe E30, Lavdije Deliu.
Deliu garon për herë të parë për të fituar ulëse në Kuvend, dhe është një kandidate e mirëpërgatitur për përfaqësim të mirrëfilltë për qytetarët e Kosovës.
Ajo mbanë numrin 54 në këtë listë, derisa është shprehur e nderuar me përgjegjësinë që iu është dhënë.
“Zgjedhjet parlamentare janë një mundësi që na jepet për të bërë ndryshimin që të gjithë e dëshirojmë. Ky është një moment vendimtar për të formuar qeverinë qe do të drejtojë vendin për vitet që vijnë, dhe kjo është mundesia jonë për të kontribuar në një të ardhme më të mirë, më të drejtë dhe më të barabartë”, shkruan Deliu në postimin zyrtarizues të kandidaturës së saj.








