Lautaro vendimtar, Inter përmbys Cremonesen

Interi ka fituar me përmbysje 1:2 në transfertë ndaj vendit të fundit Cremonese.

Ndeshja nuk ishte aq e lehtë sa u mendua teksa vendasit befasuan që në minutën e 11′ me Okereke i cili realizoi një supergol.

Por Martinez ishte heroi i Interit duke realizuar dopietë në minutat 21′ dhe 65′.

Kjo fitore e ngjit përkohësisht Interin në vendin e parë, ndërsa ndeshjen e radhës ata luajnë derbin me Milanin.