Lauka: Kasta e vjetër pushtetore është hedhur në sulm kundër qeverisë Kurti

Ish ambasadori Islam Lauka ka shkruar rreth karantinimit të Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit.

Sipas tij që nga karantinimi I këtyre komunave , kasta e vjetër pushtetore që sipas të cilit është kapluar nga një ndjenjë “patriotizmi” që është e huaj për ta, është hedhur në sulm kundër qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se edhe kësaj radhe kemi të bëjmë me shfrytëzimin e paskrupullt të krizës së shkaktuar nga COVID-19, për qëllime të ulëta të politikës ditore.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook ai ka thënë se në këtë kohë pandemie vetëm kasta e vjetër pushtetore e Prishtinës, e cila për 20 vjet, nuk u kujtua një herë për veriun e Kosovës, po e shfrytëzon këtë krizë të rëndë për të luftuar kundërshtarët e vet politikë, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, duke nxitur tensionet ndëretnike.  /ballkani.info/

Lajmi i plotё:

Mbi karantinimin e Mitrovicёs Veriore dhe Zveҫanit

Duke filluar nga e enjtja (02.04.2020), Komunat e Mitrovicёs Veriore dhe te Zveҫanit, tё banuara me shumicё serbe, janё futur nё karantinё. Qё atёherё, kasta e vjetёr pushtetore, e kapluar nga njё ndjenjё “patriotizmi”, qё ёshtё e huaj pёr tё, ёshtё hedhur nё sulm, kundёr qeverisё Kurti, duke e akuzuar se ajo ka kapitulluar para Serbisё dhe se po zbaton vendimet e saj nё veri, duke shkelur rёndё sovranitetin dhe kushtetutёn e Kosovёs.

Duket se, edhe kёtё radhё, kemi tё bёjmё me shfrytёzimin e paskrupullt tё krizёs sё shkaktuar nga COVID-19, pёr qёllime tё ulёta tё politikёs ditore. Pёr fat tё keq, nё shёrbim tё kёsaj kaste ёshtё vёnё edhe njё pjesё e medias.
Si qёndron e vёrteta, sipas Ministrit tё Shёndetёsisё, Arben Vitia, njёrit prej zyrtarёve tё lartё mё tё pёrkushtuar dhe mё tё besueshёm pёr situatёn e pandemisё?

Ai deklaroi se vendimi pёr futjen nё karantinё tё dy komunave nё veri ёshtё marrё nga dikasteri qё ai drejton, nё koordinim dhe bashkёpunim me autoritetet e atjeshme komunale, pёr shkak tё shtimit tё numrit tё qytetarёve tё infektuar. Forcat e Policisё sё Kosovёs dhe Karabineria italiane janё vendosur nё urёn e Mitrovicёs pёr tё penguar lёvizjen e anasjelltё tё qytetarёve. Gjithashtu, ёshtё e vёrtetё se nё kёto komuna po ndihmon njё staf mjeksor vullnetar, i ardhur nga Serbia. Ҫfarё tё keqe ka ndihma e tyre humanitare nё kёtё situatë tё rёndё? Edhe Amerika e Trampit pranoi njё avion me ndihma mjeksore nga Rusia e Putinit. Italia, po ashtu.

E gjitha bota i ёshtё pёrkushtuar totalisht luftёs kundёr armikut tё pёrbashkёt – COVID-19, pёr tё ndihmuar ҫdo njeri, pavarёsisht pёrkatёsisё etnike, racore, fetare, partiake. Vetёm kasta e vjetёr pushtetore e Prishtinёs, e cila pёr 20 vjet, nuk u kujtua njё herё pёr veriun e Kosovёs, po e shfrytёzon kёtё krizё tё rёndё pёr tё luftuar kundёrshtarёt e vet politikё, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, duke nxitur tensionet ndёretnike. Ёshtё e qartё se kёsaj kaste i mungon morali dhe etika elementare, por tё paktёn tё tregohet realiste dhe tё kuptojё se me kёto veprime, ajo po diskreditohet gjithnjё e mё shumё nё sytё e popullit.