Këshilltari i kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit dhe profesori i Filozofisë, Blerim Latifi në një publikim në rrjetin social “Facebook” është tallur me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirin, i cili u ka bërë thirrje serbëve të veriut që të mos luajnë me zjarr, pasi mund të digjen vetë.
Latifi ka kujtuar se një gjë të tillë e kishte thënë më 1981 diktatori Enver Hoxha.

Dhe tani, të njëjtën po e përsërit Bahtiri, të cilin Latifi e falënderon për këto çaste komike, siç i ka cilësuar ai.

Postimi i plotë i tij:

Enver Hoxha: U bëjmë thirrje serbomdhenjëve të Beogradit, mos luani me zjarrin, se po filloj zjarri, do të digjeni vetë në të!

Tiranë, 1981.

Agim Bahtiri: U bëjë thirrje serbëve të Veriut, mos luani me zjarrin, se po filloj zjarri, do të digjeni vetë në të!

Mitrovicë, 2019.

Kështu e ka historia. Njëherë ndodhë si tragjedi. Herën e dytë si komedi. Agim, të faleminderit për çastet komike që na dhuron herë pas here!