Latifi tallet keq: Në fund Isa Mustafa na befason me këtë kandidat për kryetar

Profesori, Blerim Latifi ka komentuar kandidatët që kandidojnë për kryetar të LDK-së në zgjedhjet e 14 marsit.

Latifi përmes një postimi në Facebook ka ironizuar duke thënë se përveç katër kandidatëve të cilët kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën, Isa Mustafa në fund mund të befasojë duke e shpallur edhe Avdullah Hotin kandidat për kryetar.

“Katër kandidatë për kryetarin e ri të LDK- së deri me tash. Priten edhe të tjerë. Në fund na befason Isa Mustafa me “kandidatin konsensual, z.Avdullah Hoti”, në emër të “ruajtjes së unitetit të partisë”, tha Latifi.