Latifi: Siç duket jemi mjaft të marrë sa sherret e dynjasë me i fut brenda shtetit tonë

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka reaguar edhe njëherë për përfshirjen e kosovarëve në debatin për konfliktin mes Izraelit e Palestinës, e ku madje dje pati edhe marsh protestues.

Me anë të një postimi në Facebook, Latifi ka thënë se kosovarët s’kanë fuqi që “sherret e tyre t’i nxjerrin në botë”, shkruan Ballkani.info

Por sipas tij, ata kanë aftësi dhe “marrëzi” që sherret e botës t’i fusin brenda shtetit të vet.

Postimi i plotë i Latifit në Facebook:

I ligu sherrin e shpisë t’vet e nxjerr n’katun, e i marri, budalla, sherrin e katunit e bjen n’shpi t’vet! Kështu thotë një urti kanunore. Na nuk kemi fuqi që sherret tona me i nxjerrë n’botë, por, siç duket, jemi mjaft të marrë sa sherret e dynjasë me i futë brenda shtetit tonë.