Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

“Në një bisedë të hapur dhe miqësore, ndamë ide dhe vizione për zhvillimin ekonomik lokal, ecurinë e projekteve që po realizojmë me përkushtim dhe për trashëgiminë e pasur që na dallon si qytet i vreshtave, traditës dhe mikpritjes. Falënderues për mbështetjen dhe gatishmërinë e tij për të forcuar bashkëpunimin!”, ka shkruar Latifi. /Ballkani.info/