Latifi për Kurtin: Është kopje e Ibrahim Rugovës, i jepte vetëm dy intervista në vit

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kopje e Ibrahim Rugovës sa i përket dhënies së intervistave.

Latifi në emisionin Pressing në T7 tha se nuk është vend demokratik nëse kryeministri flet njëherë në vit.

“Është kopje tipike e Ibrahim Rugovës. Ibrahim Rugova ka dhënë intervista një ose dy herë në vit. Në një vend demokratik, kryeministrit duhet me qenë një institucion që i përgjigjet vazhdimisht pyetjet e shoqërisë dhe të politikës.

 Nuk është vend demokratik ku kryeministri flet njëherë në vit, po flas për intervistat”, tha Latifi.