Latifi: Për kryeqytetin e bujqësisë nuk duhet të ketë t’kurrje të buxhetit, opozita ta voton buxhetin

Për gjatë dy vjetëve të qeverisjes në komunën e Rahovecit, kryetari Smajl Latifi thotë se janë bërë mjaft investime kapitale në infrastrukturë publike, arsim, shëndetësi, për ujë të pijshëm, për ujëra të zeza, mjedis dhe për bujqësi. Po ashtu, janë në proces dhe planifikim për realizim të shpejt edhe projekte të tjera me mbështetje të Qeverisë Haradinaj.

Por këtë vit kryetari Latifi është duke u sfiduar nga partitë opozitare në këtë komunë, nga PDK dhe LDK të cilat kishin kundërshtuar miratimin e buxhetit për vitin 2020.

Kryetari Latifi thotë në një intervistë për KosovaPress, se opozita ka pasur kërkesë që të hiqen 460 mijë euro nga tri kode buxhetore dhe të mos ketë përkrahje direkte për fermerë në serra, stalla, ferma dhe mekanizma bujqësor.

Latifi thotë se ditë më parë për shkak edhe të para fushatës zgjedhore nga opozita, ishte detyruar ta heq nga rendi i ditës miratimin e buxhetit, që sipas tij, i jep krah dhe fuqi bujqësisë në këtë komunë.

Ai deklaron se në një moment të përshtatshëm do ta qes për miratim buxhetin me 1 milion e 16 mijë euro, vetëm për bujqësi dhe ka kërkuar aprovimin e tij që i dedikohet bujqve të Rahovecit.

Latifi mendon se opozita shumë shpejt do të jenë të gatshëm ta votojë buxhetin për shkak se është edhe obligim ligjor.

Investimet në Bujqësi, sipas kryetarit Latifi janë të shumta dhe me shifra rekorde për bujqësi, për bizneset e vogla, sport dhe kulturë.

I pari i Rahovecit pohon se për herë të parë nga qeveria Haradinaj është bërë dëmshpërblimi rreth 17 përqind e dëmit të përgjithshëm për të gjithë fermerët pa dallim, të cilët janë dëmtuar në vitin 2018.

Latifi ka shtuar se janë disa projekte të mëdha dhe të rëndësishme për Rahovecin që ka marrë përkrahje direkte nga qeveria Haradinaj.

Ai ka veçuar në këtë rast projektin që në këto ditë pritet të nënshkruhet një kontratë për zgjerimin e rrugës prej transitit në qytet deri në Xërxë aty ku parashihet edhe nënkalimi, që ka një kosto shtatë milionë euro, dhe për dy projekte të tjera në dy fshatra nga 1 milion euro.

Latifi ka treguar se kur do të shpërndahen mekanizmat bujqësor për bujqit e Rahovecit.AAK ka dal parti e parë në Rahovec në zgjedhjet e 6 tetorit, por që nuk ka marrë shumë vota, mirëpo Latifi ka thënë se kanë arrit me rritë dhe me ruajt votën, si dhe nuk kanë qenë të dëmtuar nga koalicioni me PSD-në.

Kryetari i Rahovecit ka numëruar disa prej projekteve të realizuar për gjatë dy vjetëve si kryetar. Sipas tij, ka pasur investime në shumë aspekte që të rritet cilësia e jetës së qytetarëve të Rahovecit.

Latifi shton se fokusi i tij si kryetar ka qenë për ngritjen e cilësisë edhe në mësimdhënie dhe mësim nxënie në arsim dhe për siguri më të lartë.

Pohon se ka pasur investime edhe për trajtimin e shtretërve të lumenjve në këtë komunë, një prej tyre është projekti madhor për trajtimin e shtratit të lumit që ndan Krushën me Celinën.

Po ashtu kanë nisë ndërtimi i objekteve shkollore, si në Reti, Hoqë të vogël, në Fortesë, si dhe pritet të fillojë ndërtimi i objektit të ri të shkollës në Kaznik.

Latifi ka përmendur edhe investimet në shëndetësi që ka filluar ndërtimi i një objekti të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Çifllak, si dhe është siguruar ndërrimi i dytë në dy qendrat familjare si në Krushë të madhe dhe në Ratkoc, ndërsa deri në vitin 2020 pritet që këto dy qendra të nis edhe ndërrimi i tretë, kurse me ndërrime të dyta edhe në katër qendra të tjera.

Ai tha se është duke u ndërtuar objekti i Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe ka një përparim të dukshëm të shërbimeve primare mjekësore në komunën e Rahovecit.

Latifi premtoi se së shpejti të nisë ndërtimi i dy çerdheve të reja në Krushë të madhe dhe në Xërxë, ndërsa në Ratkoc veç ka filluar ndërtimi i çerdhes.Po ashtu, ai tha se në qeverisjen e tij ka pasur mirëmbajtje të varrezave të dëshmorëve, martirëve dhe civile, si dhe në mirëmbajtjen e hapësirave publike.

loading…