Latifi për kandidatin e VV’së që e shau fëlliqt Karametën: Rast i rëndë klinik, edhe varret duhet ruajtur nga ai

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi ka komentuar deklaratën e ish-kandidatit për deputet të VV-së, Hamdi Shartari i cili ka reaguar ashpër ndaj deputetit tëGrupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e Listës Guxo, Burim Karameta pasi ky i fundit i kishte dalë kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Shartari e ka sharë me rob shtëpie Karametën, e lidhur me këtë deklaratë të tij, Latifi thotë se edhe varret duhet ruajtur nga ai.

Këtë reagim Latifi e bëri në një koment në rrjetet sociale, pasi deklarata e Shartarit u bë temë diskutimi gjatë ditës së sotme.

“Ky ish rast i rande klinik. Po u dashke edhe vorret me i rujt prej tij, se ish nekrofil”, shkroi Latifi.