Latifi: Në Kosovë feja dhe shteti janë të ndarë

Sonte në Pressing po diskutohet në lidhje me debatin e nxitur për të drejtën e shamisë në shkolla, pas ndalimit të vendosjes së saj nga një shkollë në Gjakovë.

Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se Kosovë feja dhe shteti janë të ndara. Ai thotë se udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit flet pwr tw gjitha fetw, jo vetwm atw islame.

“Në shtetin e Kosovës feja dhe shteti janë të ndarë. Shtetit nuk i lejohet me ndërhy në punët e fesë, feja është e pavarur dhe çështjet e saj ashtu si fesë nuk i lejohet me interferuar në çështjet e shtetit. Shkollat publike, në këtë rast shkollat fillore dhe të mesme, janë shkolla të shtetit”, tha Latifi.

“Nuk përmendet askund në udhëzimin administrativ mbulesa islame, kështu që mos e dezinformo opinionin publik. Përmendet uniforma fetare që do të thotë, u referohet të gjitha shenjave fetare, të të gjitha feve. Në Kosovë nuk ka vetëm myslimanë, ka katolikë ka protestantë, ka ortodoks. Secila prej këtyre feve i ka shenjat e simbolet e saj”, shtoi ai,

“Udhëzimi nuk i referohet një feje të caktuar. Udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit është bërë në bazë të plotë me Kushtetutën”, theksoi Latifi.